Londra përditëson listën e kuqe COVID-19

Evropë

Londra përditëson listën e kuqe COVID-19

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 23:23
Britani

Qeveria britanike hoqi sot shtatë vendet e fundit nga lista e saj e kuqe për COVID-19.

Kjo ka të bëjë me Kolumbinë, Panamanë, Ekuadorin, Republikën Domenikane, Haitin, Perunë, Venezuelën, për të cilat BM kishte mbyllur kufijtë e saj për shkak të variantit Gamma, që u shfaq në Brazil.

“Ne do ta mbajmë Listën e Kuqe në fuqi si një masë paraprake për të mbrojtur shëndetin publik dhe jemi të gatshëm t’i shtojmë asaj vende dhe territore sipas nevojës, si vijë e parë e mbrojtjes për Britaninë e Madhe”, shkroi në Twitter ministri i Transportit, Grant Shapps.

Masa, që hyn në fuqi nga e hëna e ardhshme, ka të bëjë me Anglinë, por edhe pushteti lokal skocez ka njoftuar se ka marrë të njëjtin vendim.

Qeveritë e Uellsit dhe Irlandës së Veriut kanë miratuar përgjithësisht të njëjtat rregulla.

Qeveria britanike ka njoftuar, gjithashtu, se po e shtrin në 30 vende dhe territore të reja, përfshirë Perunë dhe Ugandën, lehtësimin e regjimit të testimit për pasagjerët e vaksinuar.

Deri më tani, 135 vende preken nga kjo masë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat