Erdogani me probleme shëndetësore, mezi ecën

Evropë

Erdogani me probleme shëndetësore, mezi ecën

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:34
Recep Tayyip Erdogan

Së fundmi mediet e huaja kanë treguar “interes” të shtuar për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili me sa duket nuk është mirë nga ana shëndetësore.

Ky përfundim vjen si rrjedhojë e daljeve të fundit të presidentit turk, ku duket se nuk është mirë, pasi shpesh është parë duke kërkuar ndihmë nga personat pranë për të ngjitur shkallët.

E tillë është video nga dita e djeshme ( 1 nëntor),  ku Erdogan tërheq zvarrë këmbët e tij.

Madje sipas medieve të huaja në këtë video, besohet se presidenti turk ka veshur këpucë speciale ortopedike, që ndihmojnë Erdoganin në ruajtjen e ekuilibrit të trupit.

Disa javë më parë,  “Foreign Policy”  ka pohuar se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat