​Kaos në kufijtë e Polonisë dhe Bjellorusisë, arrijnë përforcime ushtarake

Evropë

​Kaos në kufijtë e Polonisë dhe Bjellorusisë, arrijnë përforcime ushtarake

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:18
Kufiri Poloni-Bjellorusi

Në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, në rajonin e Grodno është përshkallëzuar konflikti dhe kaosi.

Dy grupe të mëdha emigrantësh depërtuan në gardhin me tela në kufi, disa dhjetëra persona kaluan kufirin, ku polakët dërguan përforcime shtesë.

Në video-materialin, e publikuar nga policia polake, dëgjohen të shtëna paralajmëruese, në një përpjekje për të parandaluar emigrantët nga Azia dhe Lindja e Mesme, të cilët po përpiqen të hyjnë në BE. Është bërë e ditur se 559 migrantë të paligjshëm janë penguar të hyjnë në Poloni në 24 orët e fundit.

“Të gjitha këto përpjekje janë penguar. Ne kemi lëshuar 48 urdhra për t'u kthyer në Bjellorusi. Ne ndaluam nëntë të huaj - pesë libanezë, tre irakianë, një shtetas sirian. Ata do të paraqesin një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në Poloni”, tha Katrazina Zdanovic, një zëdhënëse e Gardës Kufitare polake.

Punonjësit humanitarë ankohen se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Poloni, ata nuk mund të hyjnë në zonën e prekur. Polonia gjithashtu pengon gazetarët të hyjnë në zonën kufitare.

“Disa emigrantë kanë qenë në Poloni për 15 ditë. Shërbimi kufitar i ka marrë në pyetje tashmë tetë herë, por ata nuk kanë mundur të aplikojnë për azil, edhe pse e kanë kërkuar. Gratë me fëmijë të vegjël shtynin telat në të ftohtë, ndonjëherë ato polake dhe nganjëherë bjelloruse”, tha Zdanovic.

Autoritetet bjelloruse kanë publikuar pamjet e emigrantëve të plagosur nga një kamp në kufirin mes dy vendeve.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Minskun se i ndihmon emigrantët të arrijnë kufijtë e jashtëm të Bashkimit në Poloni, Lituani dhe Letoni, si hakmarrje për sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Bjellorusisë për represionin politik të opozitës.

“Ne po përballemi me një sulm brutal, hibrid në kufijtë e BE-së. Bjellorusia po intensifikon gjendjen e emigrantëve në një mënyrë cinike dhe tronditëse," tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Numri i vogël i emigrantëve që arritën të qëndronin në Poloni dëshmojnë brutalitetin e të dyja palëve.

“Policia bjelloruse na kapi dhe na gjunjëzoi. Ushtari më goditi me shkelm në fytyrë. Më pas na sollën në kufi, na prenë telin dhe na shtynë në Poloni”, pohon një nga emigrantët.

Mijëra refugjatë qëndrojnë në anën bjelloruse të kufirit pas dimrit, pa ushqim dhe strehim. Bjellorusia mohon se ka një rol në transferimin e tyre në territorin e BE-së, por paralajmëron se edhe në rast të ndërhyrjes në territorin e tyre, Rusia, avionët e së cilës tashmë po patrullojnë mbi zonën kritike, do të përfshihej në konflikt.

“Të ashtuquajturit evropianë të rinj, përmes BE-së dhe NATO-s, po inkurajojnë konfrontimin me Bjellorusinë dhe Rusinë. Unë shpresoj se evropianët e përgjegjshëm do të ngrenë zërin e tyre dhe nuk do të lejojnë që të tërhiqen zvarrë në një spirale të rrezikshme dhune," tha Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë.

Për momentin, Varshava refuzon ndihmën e ofruar nga Brukseli, ku ata janë të gatshëm të dërgojnë roje kufitare të Frontex. Qeveria e kryeministrit Moravjecki, e cila nuk është e preferuara e BE-së, pretendon se mund ta zgjidhë vetë krizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat