70-vjeçari luftë me ariun, në fund fiton ...

Evropë

70-vjeçari luftë me ariun, në fund fiton ...

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një burrë 70-vjeçar ka qëlluar për vdekje një ari të murrmë në Francën jugperëndimore, pasi u sulmua ashpër nga kafsha e egër.

BBC shkruan se ariu e sulmoi dhe e plagosi teksa po dilte për të gjuajtur derra të egër, ndërsa burri ka marrë plagë të shumta.

Mediat lokale raportojnë se ai ka pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe është dërguar në një spital në Toulouse në gjendje të rëndë.

I lënduari, pjesë e një shoqate gjuetie lokale në rajonin Seix të Ariège, ishte kafshuar nga ariu disa herë, duke shkaktuar dëme në arteriet në këmbët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat