Në Austri bie numri i rasteve me Covid

Evropë

Në Austri bie numri i rasteve me Covid

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Autoritetet austriake njoftuan sot për 9 513 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, hera e parë që numri i infeksioneve të reja ditore ka rënë nën 10 000 në dy javë.

Kohët e fundit, rreth 16 000 infeksione të reja janë regjistruar çdo ditë në Austri.

Megjithatë, pavarësisht rënies së rasteve të reja, numri i shtretërve spitalorë të zënë nga pacientët me COVID-19 ka vazhduar të rritet.

Që nga fillimi i muajit, janë vendosur kufizime të reja të rrepta kundër COVID-19, duke përfshirë një rregull që parandalon efektivisht personat e pavaksinuar të shkojnë kudo.

Pas një incidence shtatëditore prej 1 100 për 100 000 banorë, që u regjistrua javën e kaluar, dje hyri në fuqi një bllokim kombëtar, që do të zgjasë deri më 13 dhjetor./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat