Një rast i dyshimtë me variantin Omicron në Çeki

Evropë

Një rast i dyshimtë me variantin Omicron në Çeki

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:25
Kryeministri çek, Andrej Babis

Autoritetet në Republikën Çeke e kanë raportuar rastin e parë të dyshimtë të variantit Omicron të koronavirusit.

Sipas autoriteteve, rasti është identifikuar te një pasagjer që ka ardhur me aeroplan nga Afrika, shkruan The Guardian.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se rasti i dyshimtë është një grua që ka qëndruar në Namibi dhe përmes është kthyer në atdhe me aeroplan përmes Afrikës Jugore e Dubait.

Ndryshe, një ministër gjerman tha të shtunën se dyshohet për rastin e parë të këtij varianti edhe në Gjermani. Kai Klose, ministër i Shtetit për Çështje Sociale dhe Integrim, shkroi në Twitter se një udhëtar që po kthehej nga Afrika Jugore u zbulua se është i infektuar me disa mutacione tipike për Omicronin. Ai tha se autoritetet kanë nivel të lartë dyshimi se pasagjeri është prekur nga varianti i ri.

Ai nuk dha hollësi të tjera për pasagjerin ose për aeroportin në të cilin ai ka arritur. Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit, që është aeroporti më i ngarkuar në këtë shtet, ndodhet në rajonin Hesse, ku është ministër Kai Klose.

Edhe Belgjika e ka konfirmuar të premten rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit. Varianti i ri, B1.1.529 ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufijtë, pasi rastet e para u paraqitën në Afrikën e Jugut.

Duke folur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin belg, Alexander De Croo, ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, tha se një person në Belgjikë rezultoi pozitiv me variantin e ri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat