Protesta masive në Serbi

Evropë

Protesta masive në Serbi

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:39
Foto

Një protestë e madhe e qytetarëve, aktivistëve mjedisorë dhe organizatave po mbahet sot në qytete të ndryshme të Serbisë.

Qytetarë të shumtë kanë dal për të protestuar kundër ardhjes së kompanisë Rio Tinto për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.

Përveç rrugëve Beogradit, janë bllokuar edhe disa të tilla në Novi Sad, Backa Palanka, Sabac, Valjevo, Gornji Milanovac, Preljina, Kragujevc dhe Krushevac, shkruan nova.rs.

Siç raportojnë mediat serbe, ka pasur edhe rrahje mes protestuesve dhe xhandarmërisë serbe në Novi Sad, ku disa prej qytetarëve janë arrestuar.

Gjithashtu raportohet se në disa prej qyteteve kanë filluar edhe të arrestohen qytetarët, të cilët në disa raste edhe e kanë quajtur tradhtar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, ku qytetarët po e konsiderojnë si provokim dhe nxitje të masës drejt dhunës.

Ndryshe, opozita serbe ka arritur gjatë ditës së djeshme marrëveshje që të bashkuar të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat