Doza e tretë e vaksinës shihet si opsion kundër variantit Omicron

Evropë

Doza e tretë e vaksinës shihet si opsion kundër variantit Omicron

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Doza e tretë e vaksinës anti-COVID mund të ofrojë mbrojtje më të madh kundër variantit të ri, ka deklaruar profesori i njohur amerikan, Patrick Vallance.

Ai deklaroi se një dozë shtesë “do të krijonte imunitet në masë”, derisa ka shtuar se nëse ka nevojë për doza tjera duhet pritur.

“Nëse ka nevojë për më tepër do të shohim”, tha ai, raporton BBC.

I pyetur për rrezikun nga varianti Omicron, ai deklaroi se kompanitë farmaceutike tashmë janë duke modifikuar vaksinat aktuale me qëllim të mbrojtjes nga ky variant.

Në anën tjetër, kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se këto Krishtlindje gjendja me pandeminë do të jetë më e lehtë se vitin e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat