Varianti Omicron/ Anglia e bën obligative mbajtjen e maskës

Evropë

Varianti Omicron/ Anglia e bën obligative mbajtjen e maskës

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Mbajta e maskave do të bëhet obligative në Angli për shkak të shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se maska është e detyrueshme të mbahet në dyqane dhe në transportin publik nga e marta.

Ai tutje deklaroi se shumë shpejtë testet PCR për COVID-19 do t’u kërkohen të gjithë njerëzve që hyjnë në Britani.

Sipas tij, masat do t’i ndihmojnë për të kaluar Krishtlindjen të sigurt bashkë me familjet e tyre.

Qeveria e Britanisë së Madhe  ka vendosur masa që disa njerëz duhet të punojnë nga shtëpitë dhe se janë të gatshëm për ndonjë plan tjetër nëse duhet për ta menaxhuar situatën me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat