​Omicron shfaqet edhe në Spanjë e Suedi

Evropë

​Omicron shfaqet edhe në Spanjë e Suedi

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Spanja dhe Suedia njoftuan sot se kanë zbuluar rastet e para të infektimit me një lloj të ri të virusit korona, omicron, raporton Reuters.

Në Spanjë, omicron u zbulua në një pasagjer të ardhur nga Afrika Jugore, raporton gazeta "El Pais".

Varianti u sekuencua në një spital të Madridit dhe pacienti ishte në gjendje të mirë, por Ministria e Shëndetësisë nuk dha më shumë komente.

Agjencia shtetërore shëndetësore e Suedisë ka njoftuar se edhe në këtë vend skandinav është zbuluar një rast me infeksion omicron.

Mostra është e një jave më parë nga një person i infektuar i cili gjithashtu ka ardhur nga Afrika Jugore, tha agjencia shtetërore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat