​Tregtia e këmbimit valutor, BE gjobit pesë banka

Evropë

​Tregtia e këmbimit valutor, BE gjobit pesë banka

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Komisioni Evropian vendosi gjoba për pesë banka për shoqërim të paligjshëm të kartelit në tregtinë e këmbimit valutor.

Banka zvicerane UBS, britanikja Barclays, Banka Mbretërore e Skocisë (RBS), HSBC dhe Credit Suisse janë gjobitur me një total prej 344 milionë euro (390 milionë dollarë), njoftoi sot Komisioni, transmeton CNBC.

Hetimi, i cili u fokusua në tregtimin e monedhave të vendeve dhe përbërjen e G10, zbuloi se tregtarët e këmbimit valutor në këto pesë banka shkëmbyen informacione të ndjeshme dhe diskutuan plane tregtare. Ata herë pas here koordinonin planet e tregtimit në internet në një grup profesional bisedash të quajtur Sterling Lads, tha KE.

Gjobat për katër banka - UBS, Barclays, RBS dhe HSBC - u ulën me 10 për qind pasi pranuan pjesëmarrjen e tyre në kartel.

Credit Suisse nuk ka marrë një ulje të tillë për shkak se nuk ka bashkëpunuar me autoritetet, ka thënë Komisioni, duke shtuar se gjoba e asaj banke është ulur me 4 për qind, pasi nuk është përgjegjëse për të gjitha aspektet e rastit.

CBNC thekson se në fund, UBS nuk do të duhet të paguajë gjobën pasi që banka mori "imunitet të plotë" pasi raportoi ekzistencën e një karteli.

"Vendimet tona për të ndëshkuar kartelet UBS, Barclays, RBS, HSBC dhe Credit Suisse dërgojnë një mesazh të qartë se Komisioni mbetet i përkushtuar për të siguruar një sektor financiar të shëndetshëm dhe konkurrues që është thelbësor për investime dhe rritje," tha Margret Vestager, kreu i Komisioni Evropian i Konkurrencës në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat