Merkel: Vala e katërt e Covid-19 duhet të ndalet

Evropë

Merkel: Vala e katërt e Covid-19 duhet të ndalet

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:54
Angela Merkel

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi se masat e reja të vendosura nga udhëheqësit gjermanë sot synojnë të thyejë valën e katërt të pandemisë së koronavirusit dhe të lehtësojnë presionin mbi njësitë e kujdesit intensiv.

“Vala e katërt duhet të thyhet’’, theksoi Merkel nga Berlini pas konsultimeve midis qeverisë federale dhe asaj shtetërore. Ndër të tjera ajo theksoi ‘’se situata e infektimit po stabilizohej, por në një nivel shumë të lartë’’.

Kancelari i emëruar Olaf Scholz ka bërë sërish thirrje që njerëzit të vaksinohen.

Merkel theksoi se ‘’statusi i vaksinimit të një qytetari nuk do të njihet përgjithmonë në rast të një vaksinimi të dyfishtë, duke theksuar rëndësinë e përforcuesve’’.

Për sa i përket situatës aktuale, Merkel shtoi  se ‘’me ngarkesën e punës në spitale që arrin kufijtë e saj dhe pacientët që transferohen në pjesë të tjera të vendit, nevojitet një “akt solidariteti kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat