Britania e Madhe me masa të reja pas shfaqjes së variantit Omicron të COVID-19

Evropë

Britania e Madhe me masa të reja pas shfaqjes së variantit Omicron të COVID-19

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:48
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson përshkroi masat e reja të coronavirusit gjatë një konference për shtyp.

Njoftimet vijnë mes frikës për variantin e ri të COVID-19, Omicron, i cili raportohet se shumë shpejt shpërndahet në krahasim me variantet e tjera, raporton bbc.

Johnson tha se Anglia do të “kalojë në planin B” dhe do të rifusë udhëzimet për të punuar nga shtëpia nga e hëna, si dhe vendosja e obligueshme e maskave, përfshirë ambientet e mbyllura.

Britania e Madhe do të prezantojë gjithashtu pasaportat e vaksinave në disa vende, tha Johnson.

Për rastet e kontaktit me COVID-19, në vend të izolimit do të vendosen teste ditore, tha udhëheqësi britanik. Masat e reja do të hyjnë në fuqi brenda një jave, shtoi ai.

Ato vijnë pasi qeveria përballet me kritika të ashpra pasi një video e zbuluar tregoi anëtarë të lartë të stafit të Johnsonit duke bërë shaka rreth organizimit të një feste që shkeli masat e izolimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat