Opsionet e BE-së për mënjanimin e ndërhyrjes ruse në Ukrainë

Evropë

Opsionet e BE-së për mënjanimin e ndërhyrjes ruse në Ukrainë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u zotuan të ndihmojnë Ukrainën të shmangë një ndërhyrje ruse, por ofruan zgjidhje të ndryshme në bisedimet në Bruksel, nga ndihma ushtarake për Kievin deri te sanksionet apo dialogu me Moskën.

“Unë mendoj se ne duhet të konsiderojmë një gamë të gjerë sanksionesh”, tha kryeministri letonez Arturs Karins, raporton atsh.

“Pezullimi i gazsjellësit ruso-gjerman ‘Nord Stream 2’, në rast agresioni, duhet të jetë në tryezë”, theksoi ai.

“Mbështetja e drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën është gjithashtu një opsion”, tha Karins.

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha se Bashkimi Evropian duhet së pari të flasë për sanksione të reja sektoriale dhe ekonomike.

Por, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel paralajmëroi se sanksionet nuk e përmirësojnë situatën. Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte dialogu me Moskën.

“Sanksionet nuk i bëjnë gjërat më keq, por nuk i bëjnë as më mirë. Dialogu me Moskën do të ishte një mundësi për të përmirësuar situatën”, tha ai.

Ndërsa kryeministri irlandez Micheál Martin foli për një qasje të qartë dhe të bashkuar nga Evropa në drejtim të zgjidhjes së këtyre çështjeve përmes negociatave dhe diskutimeve paqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat