Testet e shpejta nuk e “njohin” Omicronin

Evropë

Testet e shpejta nuk e “njohin” Omicronin

Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:24
Ilustrim

Omicron është përhapur në shumë vende të  Europës dhe në botë, dhe sipas ekspertëve pritet të bëhet varianti dominues.

Megjithatë, në një periudhë ku shtetet po përballen me rekord të infektuarve, testet e shpejta, mund të jenë të padobishme, sipas një deklarate të një eksperti italian Guido Rasi, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Europiane të Barnave.

Sipas tij varianti Omicron, 40 për qind e testeve të shpejta dalin “negative” .

“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.

40 për qind e testeve të shpejta dalin “negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat