Incident/ Një dron i madh shihet mbi centralin bërthamor të Suedisë, policia s’e kapi dot

Evropë

Incident/ Një dron i madh shihet mbi centralin bërthamor të Suedisë, policia s’e kapi dot

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:07
Centrali bërthamor i Suedisë

Policia në Suedi dërgoi patrulla dhe helikopterë në centralin bërthamor “Forsmark” për të kërkuar një dron të madh që u pa duke fluturuar mbi këtë qendër të premten, por nuk arritën që ta kapin objektin fluturues, u njoftua të shtunën.

Incidenti erdhi një ditë pasi ushtria suedeze filloi patrulla në qytezën kryesore të ishullin Gotland në Detin Baltik pas rritjes së tensioneve mes NATO-s e Rusisë dhe pas dërgimit të një anije ruse në Baltik, shkruan Reuters.

Image
Ushtarë suedezë duke patrulluar në Visby, ku Suedia së fundi i ka shtuar forcat e sigurisë shkaku i tensioneve mes NATO-s e Rusisë (Foto: Agjencia e lajmeve TT / Reuters)

Centrali “Forsmark”, që është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Suedi, shtrihet në bregdetin e Baltikut, rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit Stockholm.

Policia e pa dronin, fillimisht të vërejtur nga një rojë, duke lëvizur përreth centralit bërthamor para se të zhdukej në drejt të ishullit Graso.

“Policia vazhdon që të përpiqet për ta lokalizuar dronin, edhe me dronët e saj, por pa sukses”, thuhet në raportin e policië që u publikua në uebfaqen zyrtare, duke shtuar se nuk ka shenja se droni ka lëshuar ndonjë gjë në zonën ku ka fluturuar ose që është lëshuar vetë në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat