Tërmet i fortë në Greqi, ku ishte epiqendra

Evropë

Tërmet i fortë në Greqi, ku ishte epiqendra

Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Greqia ditët e fundit është goditur nga një sërë lëkundjesh tërmeti.

Këtë mesditë një tërmet me magnitutë 5.5 i shkallës rihter ka lëkundur vendin. Sipas  Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Mediat bëjnë me dije se thellësia e tërmetit ishte 5 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat