​Masa të reja për hyrje në Slloveni

Evropë

​Masa të reja për hyrje në Slloveni

Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Vlefshmëria e certifikatës për vaksinimin dhe shërim nga COVID-19 për ata më të vjetër se 18-vjeç po zgjatet nga gjashtë në nëntë muaj dhe vendimi do të zbatohet nga 1 shkurti, njoftoi Qeveria e Sllovenisë në faqen e saj zyrtare në internet.

Autoritetet sllovene kanë marrë gjithashtu një vendim që një person i dërguar nga policia në karantinë shtatë-ditore kur hyn në Slloveni nuk mund ta ndërpresë atë pas pesë ditësh me një test negativ PCR.

Vendimi hyn në fuqi të hënën, më 17 janar, është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë.

Masat e reja në Slloveni janë në fuqi që nga 10 janari për shkak të përhapjes së variantit omicron të koronavirusit, të cilat përfshijnë shkurtimin e vlefshmërisë së testeve negative për hyrje në vend, kështu që testi PCR është i vlefshëm për 48 orë dhe antigjen i shpejtë vetëm 24 orë.

Fëmijët nën moshën 12-vjeç dhe pasagjerët në transit nëpër Slloveni, me kohëzgjatje jo më shumë se 12 orë, përjashtohen nga detyrimi për të pasur dokumente COVID për hyrje në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat