Protestë kundër dhunës policore në Bruksel

Evropë

Protestë kundër dhunës policore në Bruksel

Më: 22 janar 2022 Në ora: 20:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 200 persona protestuan kundër racizmit dhe dhunës policore në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Protestuesit u mblodhën përpara stacionit qendror të trenave (Gare Central) në Bruksel me pankarta në duar dhe hodhën slogane kundër racizmit.

Në fjalimet e tyre kundër dhunës policore në rritje dhe projektligjit të ri të sigurisë në Belgjikë, protestuesit kërkuan nga njësitë e sigurisë zbardhjen e ngjarjeve raciste dhe zbulimin e strukturave raciste në njësitë e policisë.

Protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet: “Së bashku kundër racizmit në radhët e njësive të sigurisë”, “Ndaloni dhunën policore”, “Racizmi përçan” dhe “Ndaloni brutalitetin e policisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat