​Mobilizohet Ukraina

Evropë

​Mobilizohet Ukraina

Më: 22 janar 2022 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë dërguar antitanke dhe anti-ajrorë në Ukrainë duke e bërë situatën edhe më alarmante për një pushtim të mundshëm së shpejti nga Rusia.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve baltike kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku thonë se do të dërgojnë armatime në Ukrainë, pasi sipas tyre frika për pushtim nga Rusia është reale.

Ministrat e Mbrojtjes së Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, thonë se kanë marrë autorizimet e nevojshme nga SHBA-të për të dërguar armë sa më shpejt të jetë e mundur në Ukrainë.

"Sot Ukraina është në ballë të ndarjes nga Evropa për shkak të konfliktit ushtarak me Rusinë. Le ta pranojmë, lufta në Ukrainë po vazhdon dhe është e rëndësishme të mbështesim Ukrainën në çdo mënyrë që mundemi, në mënyrë që ata të mund t'i rezistojnë agresorit. Sot kemi të gjithë autorizimin e nevojshëm të SHBA-ve për të dërguar armë, me këtë ne duam të tregojmë se mbështesim Ukrainën jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Aleatët janë të bashkuar, por gjithmonë kanë nevojë për ata që tregojnë iniciativë".

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka shprehur mbështetjen për nismën, duke vënë në dyshim se ndonjë sulm i mundshëm mund të nisë së shpejti.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ai shprehet se përshpejtoi dhe autorizoi vendet baltike të ndihmojnë Ukrainën për t’u mbrojtur nga ndonjë agresion i papërgjegjshëm i Rusisë.

Sipas deklaratës të vendeve baltike, Estonia do të sigurojë raketa antiblind, ndërsa Letonia dhe Lituania do të ofrojnë raketa anti-ajrore dhe pajisje ngjitur për të forcuar mbrojtjen ushtarake të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat