Danimarka rihapet plotësisht

Evropë

Danimarka rihapet plotësisht

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:17
Danimarka

Nga 1 shkurti, koronavirusi nuk do të kategorizohet më si sëmundje kritike sociale në Danimarkë.

Kështu tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, në një konferencë për shtyp të mërkurën.

“Sonte mund të ulim supet dhe të gjejmë buzëqeshjen. Tani mund t’i heqim kufizimet kundër përhapjes së coronavirusit në Danimarkë”, tha ajo.

Kryeministrja tha tutje se mund të duket paradoksale me nivelet e larta rekord të infeksionit që ekzistojnë tani. Por, për shkak se pak njerëz të prekur me Covid janë shtuar në spital, ka mundësuar që Danimarka të rihapet plotësisht.

“Ne presim me optimizëm. Një pranverë dhe një verë na pret me netë të ndritshme, përqafime dhe festivale”, thotë Mette Frederiksen duke buzëqeshur.

Sidoqoftë, qeveria dëshiron të vazhdojë të mbajë kërkesat për teste për njerëz të caktuar kur hyjnë në Danimarkë. Kjo do të zbatohet kryesisht për njerëzit që nuk janë vaksinuar ose të infektuar më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat