Arrestime pas fyerjeve në Twitter ndaj Erdoganit

Evropë

Arrestime pas fyerjeve në Twitter ndaj Erdoganit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 21:30
Erdogan

Kur bëhet fjalë për spekulimet për shëndetin e presidentit, autoritetet turke nuk bëjnë shaka. Disa përdorues të Twitter janë arrestuar në vend, pasi thuhet se kanë nxituar urrejtje kundër Erdoganit të infektuar me korona.

Katër persona janë arrestuar për “postimet fyese” në rrjetet sociale në lidhje me infektimin me korona të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se katër të tjerë po kërkoheshin. Gjithsej më shumë se 30 llogari përdoruesish do të hetohen për fyerje të supozuara ndaj Presidentit dhe gruas së tij Emine Erdogan.

Anadolu nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e mesazheve. Gazeta proqeveritare “Sabah” shkroi se disa përdorues që tani janë duke u hetuar, kanë dëshiruar indirekt vdekjen e Erdoganit në Twitter. Mes tyre është edhe ish-notari i kombëtares turke Derya Büyükuncu. Ministri i Sportit Mehmet Kasapoglu, njoftoi për pasojat që e presin atletin.

Erdogan dhe gruaja e tij njoftuan të shtunën se kishin rezultuar pozitiv me virusin korona. Sipas politikanit, është varianti omikron i virusit. Ai dhe gruaja e tij po qëndrojnë në shtëpi – sipas konsultave, fillimisht për një javë. Pastaj do të ketë teste të reja. Gjatë kësaj kohe, Erdogan do të marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme, përmes lidhjes video nëse është e nevojshme, tha ai.

Erdogan, i cili do t´i mbushë 68 vjeç në fund të shkurtit dhe i cili është vaksinuar, siguroi gjithashtu këtë të dielë përmes Twitter, se simtomat i kishte të buta. Gjendja shëndetësore e kreut të shtetit është gjithmonë një problem në Turqi. Në nëntor, nisën hetimet ndaj përhapjes së thashethënave të cilët kishin spekuluar në Twitte, për vdekjen e presidentit.

Burimi: ntv.de, fzö/dpa, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat