Belgjika liberalizon orarin e punës

Evropë

Belgjika liberalizon orarin e punës

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Punonjësit belgë së shpejti do të kenë më shumë zgjedhje se si t'i organizojnë orët e tyre të punës në përputhje me tregun e punës pas pandemisë.

Një paketë reformash qeveritare do t'i lejojë punonjësit me kohë të plotë t'i plotësojnë orët e tyre të punës për katër ditë në vend të pesë ditëve të zakonshme.

Image

Punonjësit që e kërkojnë do të mund të punojnë deri në 10 orë në ditë, nëse sindikatat bien dakord, në vend të maksimumit prej 8 orësh, në mënyrë që të punojnë një ditë më pak në javë me të njëjtën pagesë.

Më shumë fleksibilitet

Kryeministri Alexander De Croo tha në një konferencë për shtyp se kjo do t'u jepte punonjësve "më shumë fleksibilitet, më shumë liri".

Image
Alexander De Croo

De Croo nuk specifikoi se kur do të hyjnë në fuqi këto ndryshime ose nëse do të ketë përjashtime. Ai theksoi se pandemia e koronavirusit i kishte detyruar njerëzit të punojnë më fleksibël dhe të kombinojnë jetën e tyre private dhe të punës. "Kjo ka çuar në mënyra të reja të punës."/DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat