Dëgjohen shpërthime të fuqishme në Donesk

Evropë

Dëgjohen shpërthime të fuqishme në Donesk

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Donesk, qyteti i kontrolluar nga separatistët është zgjuar mëngjesin e sotëm nga shpërthime të fuqishme, sipas  Reuters. Shpërthimet pasojnë paralajmërimet e përsëritura nga administrata e Biden se Rusia po përgatit operacione të “flamurit të rremë” për të justifikuar pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë një sulm në kryeqytetin, Kiev.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se forcat e vendit po tregohen të vetëpërmbajtur, pavarësisht bombardimeve intensive të artilerisë që nga e enjtja në të gjithë vijën e frontit në lindje.

Në një zhvillim të mëtejshëm, mediat shtetërore ruse pretenduan se ka ndodhur një shpërthim brenda territorit sovran rus në rrethin Tarasovsky të rajonit të Rostovit, afër fshatit Mityakinskaya.

Fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar.

Fotot e postuara në mediat sociale treguan një krater të vogël, rreth një kilometër larg nga kufiri ndërkombëtar me Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat