Rrëzohet helikopteri rus pranë Kievit

Evropë

Rrëzohet helikopteri rus pranë Kievit

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:42
Helikopteri rus

Një video e një helikopteri ushtarak rus të rrëzuar gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, afër Kievit, është verifikuar nga BBC, por burimi i videos nuk dihet.

Komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjeneral-lejtnant Valerii Zaluzhnyi ka konfirmuar se ushtria po lufton forcat ruse për kontrollin e aeroportit në rajonin e Kievit, raporton agjencia e lajmeve Reuters, përcjell Bota sot.

Hostomel është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

Është gjithashtu baza e aeroplanit më të madh të mallrave në botë - Mriya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat