Katër skenarët e profesorit amerikan për “synimin final të Putinit”

Evropë

Katër skenarët e profesorit amerikan për “synimin final të Putinit”

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 17:40
Vladimir Putin

Profesori amerikan, Paul Poast, i cili ligjëron në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Chicagos ka dhënë katër skenarë të asaj se çfarë Putin synon të bëjë përmes luftës në Ukrainë.

Profesori amerikan thotë se asnjë nga skenarët nuk është i mirë. Poast shkruan se skenari i parë është: Imponimi i Jashtëm për ndryshimin e pushtetit.

Sipas tij, Putin tenton të instalojë një pushtet pro-rus në Ukrainë.

“Putini kërkon që të etablojë një regjim pro-rus në Kiev. Ukraina mbetet e pavarur, por “mbështetet”, pafundësisht, nga forcat ruse”, ka shkruar Poast.

Skenari i dytë sipas profesorit amerikan është “Mbytja e Shtetit”.

“Putin synon të aneksojë të gjithë Ukrainën brenda Rusisë”, ka vazhduar tutje në shkrimin e tij në twitter.

Skenarin e tretë e ka titulluar “Tejkalimi Perandorak”.

Poast thotë se etno-nacionalizimi i Putinit i kombinuar me paranojën e sigurisë e shtyn presidentin rus të kërkojë rikrijimin e të gjithë “perandorisë ruse/BRSS-së”.

Në skenarin e katërt të cilin e ka emëruar si “Lufta e fuqive të mëdha”,  Poast thotë se Putini dëshiron që ta zhvendosë fokusin e tij te shtetet baltike.

“Edhe pse ato janë anëtare të NATO-së, në mendjen e tij, ndien një mundësi për të goditur dhe të korrektojë gabimin e të lejuarit për t’u ‘bashkuar me Perëndimin”.

Por, cili është skenari më i mundshëm. Poast thotë se kjo varet nga dy faktorë. I pari ka të bëjë me atë se cilat janë synimet e Putinit, pra nëse janë maksimaliste apo të limituara dhe faktori i dytë lidhet me atë se sa i lehtë do të jetë pushtimi i Ukrainës.

Poast thotë se nëse Putini ka synime maksimaliste për ta rindërtuar “Perandorinë Ruse” dhe nëse pushtimi i Ukrainës shkon shpejt nga vështrimi operacional ushtarak atëherë, Putini mund të trimërohet për të marrë më shumë rreziqe.

“Konkretisht, nëse Putini ka synime “maksimaliste” me të cilat ai kërkon të rindërtojë Perandorinë Ruse (gjë që sugjerojnë fjalimet e tij të ditëve të fundit) dhe pushtimi i Ukrainës është relativisht i shpejtë nga një këndvështrim operacional ushtarak, atëherë kjo mund ta ushqejë besimin e tepruar. Një besim i tillë i tepërt mund t’i shtyjë liderët të pranojnë më shumë rreziqe”, ka shkruar Poast.

Profesori amerikan thekson se në kushte të tilla ka të ngjarë që shkohet me skenarin e tretë dhe shton se edhe i katërti është i mundur.

Poast teksa flet për skenarin e katërt, rikthen ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Siç shkruan në llogarinë e tij zyrtare në “twitter”, profesori amerikan thotë se ajo luftë nuk ndodhi për shkak të pushtimit gjerman-sovjetik të Polonisë, por kur një sukses i tillë e bëri Hitlerin tepër ambicioz dhe më pas pushtoi Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat