Ukrainasit po kanë probleme me internet

Evropë

Ukrainasit po kanë probleme me internet

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Mbulimi i internetit në Ukrainë është prekur nga pushtimi rus, me probleme të lidhjes të raportuara në jug dhe lindje të vendit.

Reuters raporton se ka frikë se ndërprerjet mund të pengojnë grupet e mbrojtjes civile të krijuara për të mbrojtur qytetet e tyre.

Probleme me sinjalin janë parë edhe në kryeqytet, Kiev, raporton theguardian.

Një sulm i supozuar për spiunazh kibernetik bjellorus kishte në shënjestër llogaritë personale të postës elektronike që i përkisnin forcave të Kievit.

Ekipi i Ukrainas për Reagim ndaj Emergjencave Kompjuterike tha se hakerët po synonin jo vetëm ukrainasit, por edhe polakët dhe bjellorusët, si dhe disa organizata mediatike bjelloruse. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat