VOA: Gjermania rrit buxhetin e mbrojtjes

Evropë

VOA: Gjermania rrit buxhetin e mbrojtjes

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:58
Kancelari gjerman Olaf Scholtz

Kancelari gjerman Olaf Scholtz tha sot se Gjermania do të krijojë një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për forcat e armatosura, duke i ngritur shpenzimet e mbrojtjes mbi 2 për qind të Prodhimit të Përgithshëm të Brendshëm.

“Është e qartë se ne duhet të investojmë më shumë për sigurinë e vendit tonë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë tonë”, tha sot kancelari Scholtz, gjatë një fjalimi para një sesioni të posaçëm të parlamentit.

Ky është një vendim i rëndësishëm për Gjermaninë, që deri tani që është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s, që nuk ka investuar sa duhet për mbrojtjen.

Shtimi i buxhetit të mbrojtjes është një prej ndryshimeve të tjera që ka bërë Gjermania në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë këtë javë, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Të shtunën në mbrëmje qeveria gjermane njoftoi se do të dërgonte armë dhe pajisje të tjera ushtarake për Ukrainën./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat