Greqia bën thirrje për mbështetjen e refugjatëve ukrainas

Evropë

Greqia bën thirrje për mbështetjen e refugjatëve ukrainas

Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:35
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Greqia, që ka adoptuar politika të ashpra kundër migrantëve, të martën bëri thirrje për të ndihmuar refugjatët ukrainas pasi më shumë se 1,000 persona arritën nga Ukraina, shtet që po përballet me pushtimin rus.

“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim refugjatët nga Ukraina, sikurse e gjithë Evropa, dhe u bëjmë thirrje të gjitha organizatave joqeveritare që mbështesin refugjatët... të ndërmarrin hapa për t’i ndihmuar ata”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Komentet ai i bëri gjatë një debati parlamentar lidhur me krizën në Ukrainë.

Mitosatkis tha të martën se presidenti rus, Vladimir Putin, është “një autokrat që dëshiron të rivizatojë vetë kufijtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat