Sulm në ndërtesën e policisë në Kharkiv

Evropë

Sulm në ndërtesën e policisë në Kharkiv

Nga: H.O. Më: 2 mars 2022 Në ora: 08:38
Pamje nga video

Agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Një video e postuar në kanalin Telegram të një këshilltari të qeverisë ukrainase duket se tregon një ndërtesë të përfshirë nga flakët.

Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu e ndezur pas sulmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat