Mali i Zi, mbahen protesta pro Rusisë

Evropë

Mali i Zi, mbahen protesta pro Rusisë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 20:56
Mali i Zi

Para selisë së Parlamentit të Malit të Zi, në mbrëmjen e së mërkurës, u mbajt një protestë në mbështetje të Rusisë.

Dhjetëra protestuese mbanin flamuj rusë, serbë dhe të Perandorisë Ruse me parulla pro Rusisë: “Lutju zotit dhe qëndro Rusi” dhe “Serbët në Mal të Zi- Rusët në Ukrainë”.

Poashtu në këtë tubim kishte edhe flamuj çetnikë me kafka dhe me mbishkrimin “Për mbretin dhe atdheun-liri a vdekje”.

Image
Mali i Zi

Në protestën para selisë së Parlamentit ishin të pranishëm edhe grupi i ashtuquajtur “Ujqërit e natës”, një organizatë e njohur pro-ruse, e cila është e afërt dhe mbështetet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në qytetin e Nikshiqit në Mal të Zi, i cili gjendet pranë kufirit me Bosnjën e Hercegovinën, gjegjësisht pranë Republika Srpska.

Nacionalistët serbë pritet që ditëve në vazhdim të protestojnë edhe në qytetet tjera në Mal të Zi. Këto janë tubimet e pakta në Evropë që mbështesin Rusinë dhe presidentin Putin.

Ditët e fundit në Podgoricë ka pasur edhe tubime të tjera, të organizuara në mbështetje të Ukrainës. Në këto protesta kishte një ikonografi krejt tjetër, por edhe mesazhe me flamuj malazezë dhe ukrainas, ku protestuesit bënin thirrje për paqe dhe akuzonin Rusinë për sulmet luftarake në Ukrainë./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat