Shpëtohen gjashtë persona, u përmbysën me anije në brigjet e qytetit ukrainas

Evropë

Shpëtohen gjashtë persona, u përmbysën me anije në brigjet e qytetit ukrainas

Më: 3 mars 2022 Në ora: 16:43
Anija e mallrave Helt në pronësi të Estonisë ishte përmbysur këtë pasdite.

Janë shpëtuar gjashtë persona pasi një anije mallrash nga Estonia u fundos në brigjet e Odessa për shkak të një shpërthimi, tha një zyrtar i lartë ukrainas për Reuters.

Anija e mallrave Helt në pronësi të Estonisë ishte përmbysur këtë pasdite.

Victor Vyshniov, nënkryetari i administratorit detar të Ukrainës, tani ka thënë se gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar nga shërbimi i shpëtimit të Ukrainës.

Të gjashtë janë dërguar në spital në Chernomorsk aty pranë për shkak të qëndrimit në ujë të ftohtë.

Vyshniov nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me shkakun e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat