Mbi 1.5 mln ukrainas të larguar, situatë kaotike në stacionet e trenave

Evropë

Mbi 1.5 mln ukrainas të larguar, situatë kaotike në stacionet e trenave

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Trupat ruse i janë afruar edhe më shumë Kievit, ndërsa numri i njerëzve që largohen nga vendi i ka tejkaluar 1.5 milionë. Disa prej tyre nuk kanë mundur dot të arrijnë në kufi.

Situata në stacionet e trenave vijon të mbetet tejet e mbingarkuar.

“Siç mund ta shihni, këtu nuk ka më vend, njerëzit vazhdojnë të vijnë pa pushim. Kemi shfrytëzuar të gjithë hapësirën e mundëshme në stacion, edhe bodrumet, por ka ende shumë qytetarë që presin sepse nuk ka vend.”

Udhëtimi më tej vijon drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

“Unë vij nga Kharkiv, me dy fëmijët e mi dhe prindërit, ndërsa bashkëshorti qëndroi me ushtrinë, nuk mund të largohej nga vendi. Qyteti ynë është kthyer në një katastrofë nga bombardimet. Tani po shkojmë tek shoqja ime në Dyzeldorf dhe më pas të shohim se si do të vazhdojmë.”

Edhe në kufijtë tokësorë me pesë vendet fqinje që kanë ofruar ndihmë të pakushtëzuar qëkurëse ka nisur lufta, fluksi i refugjatëve vjen në rritje.

“Po bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar njerëzit që vijnë nga zonat e bombarduara. Ata kanë nevojë të dëgjohen, të qetësohen, të marrin qoftë edhe një përqafim. Sot ndihmuan një grua e cla kishte ardhur vetëm me pesë fëmijët e saj. Gatuajmë, bëjmë ccaj dhe gjithëccka tjetër që është e nevojëshme. ”

Burrave që kthehen në frontin e luftës, tashmë i bashkohen edhe mjekët.

“Erdha për fëmijët e mi, që të jenë në një vend të sigurt. Por unë jam mjeke dhe do të kthehem sepse njerëzit kanë nevojë për ndihmë. Në Vinitsa gjendja është shumë e rëndë nga bombardimet dhe sulmet me raketa.”

Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë bën të ditur se dhjetëra spitale janë mbyllur për shkak të bombardimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat