“Vrasës” – Kështu shkruan në muralin e Putinit në Serbi

Evropë

“Vrasës” – Kështu shkruan në muralin e Putinit në Serbi

Nga: F.B Më: 7 mars 2022 Në ora: 09:28
Vladimir Putin

Në mediat serbe janë publikuar fotografi nga shëmtimi dhe shkarravitjet që i janë bërë një murali të presidentin rus Vladimir Putin midis Beogradi, ndërkohë që mbi kokë i është shkruar edhe “vrasës”, transmeton “Bota sot”.

Kurir shkruar se murali i presidentit rus Vladimir Putin që ndodhet në njërën nga ndërtesat në rrugën “Mbreti Millutin” në Beograd ka aguar me shëmtim e shkarravitje, sikurse edhe me vendosjen e termit vrasës mbi kokën e tij.

Kjo loja me murale në Beograd nuk është e re, pasi për disa muaj rresht ishte në qendrë të vëmendjes lyerja me ngjyrë dhe gëlqerosja e muralit të kriminelit të luftës ratko Mladiç, që sa mbulohej, përsëri pastrohej.

Ky veprim vjen pas ngjarjeve në tri ditët e fundit, ku në Beograd fillimisht pati një protestë mbështetëse nga partitë djathtiste në Serbi pro Rusisë dhe Putinit dhe invadimit në Ukrainë, ndërkohë që mbrëmë pati protestë kundër Rusisë e Putini dhe në mbështetje të lirisë së Ukrainës.

Në këtë protestë janë paraqitur edhe mbështetës të Putinit përkatësisht Rusisë, që krahas protestës kundër, kanë brohoritur pro Putinit, por ky konfrontimi dhe protestë e dyfishtë ka kaluar pa incidente.

Ky mural besohet se është bërë në ditën kur protestuesit djathtist i dhanë mbështetje, ndërsa shkatërrimi shëmtimit dhe emërtimi vrasës kanë ndodhur një ditë më pas.

Si shihet edhe nga foto e publikuar figura – murale e Putinit është mbi-vizatuar duke ju vendos mustakë, ndërsa pranë fjalës vëlla, i është shkruar edhe ajo vrasës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat