Cila është rëndësia e qytetit ukrainas të Mariupolit?

Evropë

Cila është rëndësia e qytetit ukrainas të Mariupolit?

Më: 13 mars 2022 Në ora: 00:03
Qyteti Mariupol, Ukrainë

Mariupol është në juglindje të Ukrainës, në bregun verior të Detit Azov. Nëse Rusia e merrte atë dhe portet e tjera në Azov, mund të krijonte një korridor tokësor për në Krime, të cilin ia mori Ukrainës në vitin 2014.

Kjo do të bashkonte forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore me trupat ruse në Krime.

Kjo do t’i linte forcat ukrainase atje ose të izoluara apo të rrethuara nga ana logjistike, raporton skynews.

Mariupoli është gjithashtu i rëndësishëm shkaku industrisë, ku bien në sy bizneset kryesore të hekurit dhe çelikut. Nëse Rusia mund të marrë kontrollin e këtyre, si dhe kontrollin e portit, do të ushtronte presion të konsiderueshëm ekonomik mbi qeverinë ukrainase.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit thotë se më shumë se 1500 njerëz atje kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Granatimet ruse të qytetit kanë vazhduar, duke penguar përpjekjet për të sjellë ushqim dhe ndihma të tjera për qytetin me 430 mijë banorë.

Zyrtarët ukrainas kanë fajësuar forcat ruse për sulmin e një autokolone humanitare që po përpiqej të arrinte në Mariupol dhe sulmuan një tjetër.

Një gazetar nga Associated Press pa tanket duke qëlluan në një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe dhe ishte me një grup punonjësish të spitalit, të cilët ishin shënjestër e një snajperisti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat