Para një jave u rrëmbye, shfaqet për herë të parë kryetari i qytetit ukrainas

Evropë

Para një jave u rrëmbye, shfaqet për herë të parë kryetari i qytetit ukrainas

Nga: V.N Më: 17 mars 2022 Në ora: 17:48
Ivan Fedorov

Kryetari i qytetit të rrethuar ukrainas të Melitopolit, i cili dyshohet se u rrëmbye nga forcat ruse, u lirua në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur, sipas kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës, shkruan The Guardian, përcjell Bota sot. 

Ukraina kishte akuzuar Rusinë për rrëmbimin e Fedorov të premten e kaluar. Pamjet e vëzhgimit duket se tregojnë kryebashkiakun e Melitopolit duke marshuar nëpër një shesh në qendër të qytetit, me sa duket i rrethuar nga ushtarë rusë.

Zelenskiy konfirmoi se Fedorov ishte liruar në një fjalim të mërkurën mbrëma:

"Më në fund ia dolëm ta çlirojmë nga robëria kryetarin e Melitopolit. Melitopoli ynë ukrainas, i cili nuk iu nënshtrua dhe nuk do t'i nënshtrohet pushtuesve. Ivan Fedorov është i lirë".
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat