Çekia do të kujdeset për gratë dhe fëmijët e Ukrainës

Evropë

Çekia do të kujdeset për gratë dhe fëmijët e Ukrainës

Nga: V.N Më: 19 mars 2022 Në ora: 14:53
Fiala në takim me Zelenskyn

Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë se vendi i tij do të kujdeset për "gratë dhe fëmijët" që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka shtyrë rreth 3 milionë ukrainas të kërkojnë strehim në krahun lindor të BE-së, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Fiala, i cili udhëtoi në Kiev në fillim të kësaj jave me homologët e tij polakë dhe sllovenë për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, shtoi se Republika Çeke mund të përballet me ardhjet e mëtejshme të refugjatëve nga Ukraina.

Me burrat në moshën e rekrutimit të ndaluar të largohen nga Ukraina, kryesisht gra dhe fëmijë kanë kaluar në Bashkimin Evropian në pikat kufitare në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani.

“Kam informuar miqtë ukrainas se ne do të kujdesemi për gratë dhe fëmijët e tyre”, shkroi Fiala në Twitter. “Shpejtësia dhe madhësia e valës së refugjatëve është e pakrahasueshme me valët e kaluara, por Republika Çeke mund ta (përballojë) atë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat