Inteligjenca britanike lëshon alarmin për Ukrainën

Evropë

Inteligjenca britanike lëshon alarmin për Ukrainën

Më: 20 mars 2022 Në ora: 08:09
Pamje nga lufta në Ukrainë

Inteligjenca britanike në të dhënat e saj të fundit ka bërë me dije se Rusia ka mundësi që të vazhdojë dhe të përdorë fuqi të rënda zjarri në sulmet e saj në zonat urbane “pasi duket të kufizojë humbjet e veta tashmë të konsiderueshme”.

Ministria e mbrojtjes së Britanisë së Madhe, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se kjo do të jetë një kosto e madhe me viktima të tjera civile.

Ndër të tjera autoritetet britanike bëjnë me dije se Rusia ka shtuar bombardimet e saj pa dallim ndaj zonave urbane civile gjatë javës së kaluar.

Ajo rrethoi qytetet e Ukrainës Lindore, por luftoi për të bërë përparim në kapjen e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat