Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Evropë

Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Më: 26 mars 2022 Në ora: 19:08
Pamje nga Lvivi

Të nderuar lexues ne po vazhdojmë të mbulojmë drejtpërdrejt luftën në Ukrainë. Më poshtë po ju sjellim disa nga ngjarjet kryesore të ditës.

-Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilëson ‘kasap’ presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Këtë koment Biden e bëri pas vizitës që iu bëri disa refugjatëve ukrainas në Varshavë të Polonisë.

-Rusia sulmoi një rafineri të naftës në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Ky qytet ndodhet pranë Polonisë. Në sulm u lënduan pesë persona, njoftuan autoritetet ukrainase.

-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua të shtunën në Varshavë me dy ministra ukrainas në bisedimet e para ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.

-Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, të shtunën anuloi një shtetrrethim që ai kishte shpallur vetëm disa orë më parë për të nesërmen pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

-Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të shtunën të rrisin prodhimin në mënyrë që Rusia të mos përdorë pasurinë e saj të naftës dhe gazit për të "shantazhuar" kombet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat