Në Madrid protestohet kundër abortit

Evropë

Në Madrid protestohet kundër abortit

Nga: A.SH Më: 27 mars 2022 Në ora: 22:39
Protesta në Madrid

Mijëra njerëz marshuan nëpër Madrid të dielën për të protestuar kundër abortit, ndërsa qeveria e majtë e Spanjës përgatit një ligj për të garantuar aksesin në procedurë në spitalet publike.

Duke mbajtur pankarta që shkruanin "Aborti nuk është i drejtë" dhe duke brohoritur "Më shumë respekt për jetën", demonstruesit ecën nëpër qendrën e kryeqytetit spanjoll drejt sheshit Cibeles në qendër të Madridit, ku u lexua me zë të lartë një manifest, raporton France24, transmeton "Bota sot".

"Ka alternativa të tjera. Pas një aborti ka gjithmonë trauma por nuk flitet për këtë," tha Yolanda Torosio, një sekretare 44-vjeçare që mori pjesë në protestë me vajzën e saj.

Protesta u organizua nga platforma “Po Jetës”, e cila vlerësoi se morën pjesë rreth 20 mijë persona. Përfaqësuesi i qeverisë qendrore në Madrid tha se numri i marshuesve ishte rreth 9,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat