Zyrtarja e lartë e Pentagonit flet për luftën në Ukrainë, ndërhyrjen ruse në Ballkan
Një zyrtare e lartë e Pentagonit thotë se megjithëse Moska po e ndryshon retorikën lidhur me objektivat në Ukrainë, ajo po përdor të njëjtat taktika shkatërruese kundër civilëve në terren.
Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë Laura Cooper tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë në një emërues të përbashkët në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor përballë përpjekjeve të Rusisë për destabilizim.
Në intervistën me gazetaren e Shërbimit Serb, Milena Durdic, zonja Cooper tha gjithashtu se nuk është në interesin e Serbisë të bashkëpunojë me Rusinë.
Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes Laura Cooper thotë se megjithëse se Moska po ndryshon retorikën lidhur me synimet e saj në Ukrainë, në terren po vazhdon me sulmet shkatërruese kundër popullatës civile.
Kina mohon se ka anashkaluar qëllimisht sanksionet ndaj Rusisë
Një diplomat i lartë kinez ka hedhur poshtë zërat se vendi i tij po i anashkalon sanksionet ndaj Rusisë, një ditë pasi udhëheqësit e BE-së paralajmëruan Kinën që të mos e bënte këtë.
Wang Lutong, nga ministria e jashtme e Kinës, tha se Pekini po ndihmonte ekonominë globale përmes tregtisë së vazhdueshme me Rusinë.
Por vendet perëndimore kanë shprehur shqetësime për hezitimin e Pekinit për të dënuar pushtimin e Rusisë dhe kanë frikë se Pekini mund t'i ofrojë mbështetje Rusisë për të pakësuar ndikimin e sanksioneve.
Të premten, shefja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen paralajmëroi se sektori i biznesit në Evropë po vëzhgon nga afër veprimet e Kinës./A.M.
Forcat ruse largohen nga rajoni i Kievit
Dje u raportua se është zhvilluar një betejë e ashpër në rajonin e Kievit.
Ndërkaq, është konfirmuar se tashmë Ukraina e ka rimarr territorin rreth Kievit, shkruan reuters.
Ndërkaq, raportohet se ushtarët rusë i kanë braktisur tanket e tyre dhe janë larguar, transmeton “Bota sot”.
Fshatrat përreth Kievit janë tërësisht të shkatërruara nga forcat e armikut./A.M.