Sapo kanë ndodhur shpërthime të forta në portin jugor të Ukrainës, Odesa.
Një dëshmitarë i ka thënë Reuters-it, se pjesa e bregut të Detit të Zi është mbuluar nga tymi.
Korrespondentja e Uashington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa, ka shkruar në Twitter: "Shpërthime të forta në qendër të Odesës."
Loud explosions in downtown Odessa right now. My hotel room windows just shook. Not clear what that was.
— Isabelle Khurshudyan (@ikhurshudyan) April 3, 2022
Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore.
"Ne do të mposhtim!" ,ka shkruar ai në një postim në Facebook.