Sulmohet porti i Odesas - raportohet për të lënduar

Evropë

Sulmohet porti i Odesas - raportohet për të lënduar

Nga: V.N Më: 3 prill 2022 Në ora: 23:39
Porti i Odesas

Raportet vijnë për shpërthime të dielën vonë në portin jugor të Ukrainës, Odesa, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Autoritetet në qytetin strategjik në bregun e Detit të Zi nuk kanë konfirmuar ende raportet nga mediat lokale dhe një dëshmitar i Reuters.

Odesa - ku jetojnë rreth një milion njerëz - u godit nga raketat ruse të dielën në mëngjes. Një zyrtar ukrainas tha se ato raketa kishin goditur "infrastrukturën kritike" dhe nuk kishte viktima.

Rusia më vonë tha se kishte shënjestruar objektet e naftës në rajon që Ukraina po përdorte për të furnizuar trupat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat