Presidentja e Komisionit Evropian do të udhëtojë në Kiev

Evropë

Presidentja e Komisionit Evropian do të udhëtojë në Kiev

Nga: M.H. Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:11
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen flet gjatë një konference për shtyp pas një samiti virtual me Presidentin e Kinës në Bruksel, Belgjikë, më 1 prill.

Diplomatët kryesorë të Bashkimit Evropian do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev këtë javë, sipas zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të takohen me Zelenskyn, tha zëdhënësi Eric Mamer, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, javën e kaluar udhëtoi për t'u takuar me Zelensky dhe iu drejtua një seance speciale të parlamentit ukrainas.

Vizita e saj u mirëprit nga lideri ukrainas, i cili në një fjalim të postuar në rrjetet sociale, e quajti atë një "moment të rëndësishëm" për vendin.

Muajin e kaluar, kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë udhëtuan për në Kiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat