Pse vendet e BE-së po dëbojnë më shumë diplomatë rusë?

Evropë

Pse vendet e BE-së po dëbojnë më shumë diplomatë rusë?

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Në të gjithë Evropën, shumë diplomatë rusë po paketojnë valixhet pasi u është thënë se po dëbohen nga vendet e tyre pritëse.

Është pjesë e një reagimi të intensifikuar të BE-së ndaj rrëfimeve dhe imazheve të dëshmitarëve okularë që kanë ardhur nga qyteti i Bucha, afër Kievit, pas tërheqjes së Rusisë.

Kështu është shprehur korrespenti i BBC-së në Bruksel, Nick Beake, i cili tutje u shpreh se diplomatët evropianë thonë se janë mërzitur nga ajo që kanë parë, por edhe janë neveritur nga pretendimet absurde të Moskës se akuzat për krime lufte të ngritura kundër tyre janë sajuar nga Ukraina dhe Perëndimi.

“ BE njoftoi se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në kryeqytetin ukrainas këtë javë. Politikanë të tjerë të lartë evropianë vizituan muajin e kaluar kur situata ishte shumë më pak e qëndrueshme rreth kryeqytetit. Brukseli po përpiqet të sigurojë një paketë të pestë sanksionesh ndaj Rusisë së Putinit”, u shpreh ai.

Ai tha se qymyri rus mund të jetë në shënjestër, diçka ku Berlini mbështetet më pak se nafta ose gazi.

Por, sipas tij këto masa duhet të miratohen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat