Greqia dëbon 12 diplomatë rusë

Evropë

Greqia dëbon 12 diplomatë rusë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Greqia ka marrë vendimin këtë të mërkurë për të dëbuar 12 diplomatë rusë nga vendi.

Shtetet europiane dhe SHBA-ja kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë ditët e fudnit, në kohën kur Rusdia po akuzohet për krime lufte në Ukrainë.

Një ditë më parë, ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio njoftoi dëbimin e 30 diplomatëve rusë nga vendi, një hap ky, i hedhur sipas tij për arsye të lidhura me sigurinë kombëtare.

Nuk vonoi shumë që të mbërrinte reagimi i Kremlinit. “Do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Dëbimi i diplomatëve tanë dëshmon qartë mungesën e largpamësisë europiane”, ishte komenti i tij.

Danimarka e Suedia po ashtu iu bashkuan aleatëve të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Francën e Spanjën që kanë detyruar më shumë se 120 diplomatë rusë të bëjnë gati valixhet 48 orët e fundit.

Dëbimet vijnë në mesin e indinjatës ndërkombëtare që shkaktuan vrasjet në qytetin ukrainas të Buchas. qeveria daneze foli për brutaliteti të hapur rus kundër civilëve në Bucha, e theksoi se sulmet e qëllimshme kundër civilëve përbëjnë krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat