Abazoviq pret në takim krijuesin e Etherium

Evropë

Abazoviq pret në takim krijuesin e Etherium

Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:42
Dritan Abazoviq, ka pritur në takim Vitalik Buterin

I nominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur në takim Vitalik Buterin, krijuesin e valutës së dytë digjitale më të madhe në botë, Etherium.

Abazoviq nuk ka dhënë shumë detaje nga takimi, por ka shkruar se “Mali i Zi është gati të jetë unik në botë”.

“Ne do të jemi pjesë e revolucionit digjital global”, ka shkruar Abazoviq.

Kriptovaluta Etherium, është e dyta në botë sa i përket çmimit të saj në tregun digjital, ku momentalisht kap shifrën prej 3 mijë e 37 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat