Gjermania porosi direkte Serbisë: E dini çka është kyçe për ju - mbështetja e politikës së BE-së dhe sanksionet

Evropë

Gjermania porosi direkte Serbisë: E dini çka është kyçe për ju - mbështetja e politikës së BE-së dhe sanksionet

Më: 11 prill 2022 Në ora: 22:18
Analena Berbok

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok deklaroi se për shkak të luftës në Ukrainë që ka si qëllim ndarjen e Evropës, është me rëndësi që BE të mbështes vendet që janë në rrugë të anëtarësimit. Kështu, ajo porositi Serbinë që të mbështes politikën e jashtme të Brukselit dhe me këtë edhe sanksionet kundër Rusisë, transmeton “Bota Sot”.

Në prononcimin për gazetarë pas mbledhjes së shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së Berbok theksoi se u bisedua rreth asaj se është me rëndësi të mbështetet jo vetëm Ukraina, por edhe vendet tjera që shohin ardhmërinë në BE, posaçërisht Ballkanin perëndimor.

“Thelbësore është që mos të zhgënjejmë vendet që ardhmërinë e vetë e shohin në BE dhe të përmbushim premtimet për anëtarësi. Kjo vlen para së gjithave për Ballkanin perëndimor, posaçërisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përgjegjësia jonë është që brenda 6 mujorit të parë të hapen bisedimet me këtë vende” tha Berbok.

Ajo shtoi se ka pasur biseda bilaterale me kolegen bullgare dhe janë pajtuar që në këtë situatë më e rëndësishmja është fillimi i bisedimeve me Tiranën edhe Shkupin.

Berbok shprehu shpresën se Bullgaria shpejtë do të zgjidh të gjitha çështjet e hapura kontestuese. Kjo vlen edhe për vendet tjera të Ballkanit, që këtyre ditëve edhe javëve kanë treguar qartë se ardhmërinë e vetë e shohin në BE dhe të cilat kanë mbështet sanksionet e BE-së.

Berbok ka pasur edhe porosi direkt për Serbinë – se nëse do të bëhet anëtare e Unionit duhet të mbështes politikën e BE-së.

“Serbinë dua ta porosis se nëse do të bëhet anëtare, në çka synon, kyçe është që në këto momente të mbështes politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet” përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat