Dalin pamjet e para të anijes ruse të fundosur

Evropë

Dalin pamjet e para të anijes ruse të fundosur

Nga: G.B Më: 18 prill 2022 Në ora: 14:23
Anija Moskva

Janë publikuar imazhet e para që tregojnë luftanijen ruse Moskva në zjarr.

Ekspertët detarë e identifikuan anijen si Moskva, por burimi i imazheve dhe koha e marrë nuk dihen, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ukraina pretendon se goditi me raketa anijen e flotës ruse të Detit të Zi.

Rusia tha se anija u fundos ndërsa po tërhiqej në port, por nuk ka pranuar sulmin - në vend të kësaj pretendon se zjarri ishte aksidental.

Nëse pretendimet e Ukrainës janë të vërteta, siç besojnë ekspertët perëndimorë, do të ishte një goditje e madhe për Rusinë.

Image
Anija Moskva
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat