Zelensky: Situata në Mariupol mbetet e vështirë

Evropë

Zelensky: Situata në Mariupol mbetet e vështirë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 23:38
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka dhënë video- fjalimin e tij të mbrëmjes, me një përditësim mbi luftimet në lindje.

Ai thotë se "situata në Mariupol mbetet shumë e vështirë pa asnjë ndryshim", sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke shtuar se forcat ruse kanë bllokuar përpjekjet për të organizuar korridore humanitare për të ndihmuar civilët të largohen nga qyteti i rrethuar.

Ai gjithashtu thotë se "fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit, të cilët më herët janë zhvendosur në territorin e kontrolluar nga Rusia, nuk dihet".

Zelensky pretendon se "intensiteti i zjarrit nga trupat ruse në drejtimin Kharkiv, në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur ndjeshëm" dhe akuzon Rusinë për shënjestrimin e ndërtesave të banimit dhe civilëve.

Ai shton, "kjo është një poshtërsi e llojit të saj, e cila me breza do ta shënojë shtetin rus si një burim të së keqes absolute"./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat